8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2023, vijon dominimi i...

Tregu i sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2023, vijon dominimi i sigurimeve të Jo-Jetës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi mesditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2023.

Sipas raportit, ë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-gusht 2023 kapën vlerën 15,331 milionë lekë, ose 10.44% më shumë se në janar-gusht 2022.

Gjatë periudhës janar-gusht 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 971,059 me një rritje prej 11.97% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.98% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.94% dhe risigurimi 0.08%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.84% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.16% të totalit të tregut.

Gjatë janar-gusht  2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,336 milionë lekë, ose 3.52% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për periudhën janar-gusht 2023 kapën vlerën 3,150 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 10.26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-gusht  2023 arritën rreth 9,069 milionë lekë, ose 7.39% më shumë se në muajin janar-gusht  2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-gusht  2023, pati një rritje prej 8.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin janar-gusht  2023 pati një rritje prej 3.26% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 45.38% krahasuar me muajin janar-gusht  2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-gusht  2023, pati një rritje 0.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-gusht 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.52%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar-gusht 2023 arritën rreth 6,262 milionë lekë, 15.19% më shumë se në janar-gusht 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 0.56% krahasuar me muajin janar-gusht  2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë janar-gusht 2023, patën një rritje me 17.11% kundrejt muajit janar-gusht 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar-gusht 2023 siguruan mbi 2,949 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.62%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 25.52% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-gusht 2023, vihet re një rritje prej 18.82% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-gusht 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-gusht 2023, arritën në rreth 726 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.55% në krahasim me muajin janar-gusht  2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-gusht 2023, arritën rreth 1,218 milionë lekë, ose 8.08% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë janar-gusht  2023 u rrit me 3.52% krahasuar me janar-gusht 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,150 milionë lekë, apo 72.64% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Për të lexuar raportin e plotë, klikoni KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat