5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, nëntor 2023/ Rritet me 45%...

Tregu i sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, nëntor 2023/ Rritet me 45% vlera e dëmeve të paguara

Qytetarët, shoqëritë dhe institucionet, në nëntor të këtij viti arkëtuan 550 milionë denarë (9 milionë euro) për dëmet e mbuluara nga sigurimet jo-jetë.

Krahasuar me muajin tetor, vlera e dëmeve të paguara të mbuluara nga sigurimet jo-jetë është rritur me 45%, raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).

Nga të gjitha sigurimet vullnetare, peshën më të madhe në pagesat e muajit nëntor e kanë dëmet në Sigurimin e Pronës. Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 132,3 milionë denarë (2,15 milionë euro) për 710 dëme.

Dëmshpërblimi më i madh prej 56 milionë denarësh (900.000 euro) është paguar si kompensim për zjarrin në ndërtesën e një shoqërie.

Për Sigurimin Kasko, ​​kompanitë e sigurimeve në muajin nëntor kanë paguar 790 dëme me vlerë totale prej 72,3 milionë denarësh (1,17 milionë eurosh) ose 28% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Kompanitë e sigurimit kanë paguar numrin më të madh të dëmeve në bazë të sigurimit shëndetësor privat. Në nëntor janë paguar 6773 dëme për sigurime shëndetësore, që është 54% e të gjitha dëmeve të paguara në atë muaj.

Në muajin nëntor janë paguar 66,6 milionë denarë (1,08 milionë euro) për mbulimin e shpenzimeve publike dhe kjo është për 29% më shumë pagesa se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Klasa më e madhe e sigurimeve, TPL, në muajin nëntor janë paguar 225,8 milionë denarë (3,67 milionë euro). Në këtë muaj, të 11 kompanitë e sigurimit të dëmeve kanë likuiduar 2845 kërkesa për dëmshpërblime të mbuluara nga sigurimet.

Në strukturën e totalit të dëmeve të paguara në muajin nëntor, “Kroacia Osiguruvanje- jo-jetë” merr pjesë me 16,8%, “Eurolink” me 9%, “Euroins Osiguruvanje” me 6,6%, “Grave jo-jetë” me 5,7% dhe “Makedonia Osiguruvanje VIG” me 11%. Pjesëmarrja e “Sava Osiguruvanje” në pagesën totale për muajin nëntor është 10%, e “Triglav Osiguruvanje” është 8,9% dhe e “Unika” është 9,7%. “Viener – VIG” merr pjesë me 11,4%, “Osiguritelna Polisa” me 4,9% dhe “Halk Osiguruvanje” me 6%.

Më shumë detaje mbi tregun e sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjeni në linkun e mëposhtëm

https://aso.mk/sq/category/reporte/raporte-nga-industrija-e-sigurimeve/insurance-companies/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat