17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i Sigurimeve Janar-Tetor 2022, AMF: Jo-Jeta 91.91% të vëllimit të përgjithshëm...

Tregu i Sigurimeve Janar-Tetor 2022, AMF: Jo-Jeta 91.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, Jeta 8.02%

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-tetor 2022.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 17,183 milionë lekë, ose 9.16% më shumë se në janar-tetor 2021.

Gjatë periudhës janar-tetor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,089,676  me një rritje prej 14.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.02%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.10% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.90% të totalit të tregut.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 10,636 milionë lekë, ose 10.61% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021.

Siguracioni Karton Jeshil në periudhën janar-tetor 2022 pati një rritje prej 40.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 58.74% krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.

Sigurimi Kufitar, në periudhën janar-tetor 2022, pati një rritje 11.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-tetor 2022 arritën rreth 6,547 milionë lekë, 6.89% më shumë se në periudhën janar-tetor 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 12.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-tetor 2022 siguruan mbi 2,836 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 65.86%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.97% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-tetor 2022, vihet re një rritje prej 5.45% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.80% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-tetor 2021.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-tetor 2022, arritën në rreth 1,163 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 15.22% në krahasim me periudhën janar-tetor 2021.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-tetor 2022, arritën rreth 1,378 milionë lekë, ose 20.19% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat