Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Qafë Thanë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku një trajler ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj.
Viktima është identifikuar me inicialet U. S., 56 vjeçe. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj, 50-vjeçari P. K..
Sot në aksin Pogradec-Prrenjas janë regjistruar disa aksidente rrugore.
LEXO EDHE: FOTO/ 4 aksidente në pak minuta në aksin Pogradec-Prrenjas