Lorena Bërdufi, ish-miss, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re.
Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.
E reja, 18-vjeçare, vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër.
Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”