Një fëmijë vetëm 3 vjeç dhe babai i tij humbën jetën gjatë një aksidenti rrugor në Rrugën e Kombit.
Ngjarja ndodhi rreth 16:00 në aksin rrugor Milot-Rrëshen dhe në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz” dhe një automjet tjetër tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, i mituri që udhëtonte në mjetin tip “Opel” ndërroi jetë në vend, ndërkohë që dy prindërit e tij Shkurt dhe Fabiola Prenga, përkatësisht 33 dhe 26 vjeç morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital.
Por fatkeqësisht afro 2 orë pas aksidentit edhe babai i 3-vjeçarit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Dëmtime të rënda morri edhe drejtuesi i makinës tjetër, 26-vjeçari Arlind Sulaj, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që makina tjetër pas përplasjes është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Në vendngjarje mbërriti edhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar i mjetit Benz.
Lexo edhe: Pandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL UNIQA