4 persona janë mbytur pasditen e sotme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në Gramsh.
Bëhet fjalë për një baba 46-vjeçar me dy djemtë e tij, 14 dhe 19 vjeç, së bashku me nipin 20-vjeçar, të cilët janë futur për t’u larë në liqen dhe sipas familjarëve të tyre, nuk kanë dalë më.
Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA, që po kërkojnë për gjetjen e tyre.
Në buzë të liqenit, policia thotë se janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe veshjet e personave në fjalë.