Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një fëmijë me origjinë shqiptare.
Bëhet me dije se makina ka përplasur për vdekje një fëmijë 8-vjeçar me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia.
Edhe pse 8-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra.