Katër të vdekur dhe 29 të plagosur është bilanci i tragjedisë ku u përfshi një autobus me lojtarë të rinj në Brazil të cilët morën pjesë në një aktivitet futbollistik.
Bëhet fjalë për klubin “Esporte Clube Vila Maria Helena” që po kthehej në qytet pas turneut të zhvilluar në Ubaporanga. Shoferi i autobusit humbi kontrollin për një moment dhe automjeti doli nga rruga duke u rrëzuar në një pjesë të pjerrët.
Aksidenti ndodhi në Além Paraíba zonë e shtetit Minas Gerais, ndërsa viktimat janë 14, 17 vjeç dhe një i rritur pjesë e stafit. 24 të plagosur janë transportuar në spitalin e Sao Salvador ndërsa 5 të tjerë janë larguar nga strukturat spitalore.
Si për ironi, skuadra po kthehej në shtëpi pas suksesit në turne por pas kësaj ngjarjeje tragjike, trofeu do t’u kujtojë përherë dhimbjen e madhe që shkaktoi aksidenti.