Kompania japoneze “Toyota” ruajti vendin e saj si prodhuesi numër një i makinave në botë në vitin 2021, duke shitur 10.5 milionë automjete gjatë të gjithë vitit (+0.1%), sipas të dhënave të publikuara nga grupi.
Kjo performancë pasqyron rezistencën e të gjithë prodhimit të gjigantit japonez (i cili përfshin gjithashtu markat Hino dhe Daihatsu) pavarësisht problemeve të zinxhirëve të furnizimit global të industrisë së automobilave, veçanërisht për gjysmëpërçuesit.
Toyota kryeson për të dytin vit radhazi përpara grupit gjerman Volkswagen (markat VW, Audi, Skoda, Seat), shitjet globale të të cilit ranë 4.5% vitin e kaluar, në 8.88 milionë njësi, sipas të dhënave të publikuara në mes të janarit.
Gjigandi japonez i automjeteve vjen në vendin tonë përmes kompanisë “Toyota Albana – Alto Sh.p.k.”, përfaqësues zyrtar i vetëm për Shqipërinë .
“Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha Alto Sh.p.k. është e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron automjete me garancine 10 vjet”, shprehen nga Alto Sh.p.k.
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5
Web: www.toyotaalbania.al
Cel: +355 69 20 81 552