8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër aksident, plagoset punëtori i ndërtimit në Elbasan/ Pse çdo punonjës duhet...

Tjetër aksident, plagoset punëtori i ndërtimit në Elbasan/ Pse çdo punonjës duhet të jetë i siguruar

Aksidentet me punonjësit në sektorin e ndërtimit vijojnë në Shqipëri.

Rasti më i fundit vjen nga Elbasani ku administratori i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia pasi një prej punonjësve të tij është plagosur gjatë kohës që ka qenë duke punuar.

Ky i fundit është dërguar në spital me dëmtime të shumta por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

SIGURIA NË PUNË

Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera dhe fasoneri apo sektorë të tjerë të ekonomisë nuk kanë munguar.

Sipas shifrave zyrtare, pa harruar ngjarjet që nuk raportohet, gjatë vitit 2023 janë evidentuar 102 raste aksidentesh në punë, nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.

Pas ngjarjesh të tilla institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.

Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.

SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve
  • Të gjithë individëve

Ky sigurim mbulon:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit

Sigurimi i punonjësve nga aksidentet është një komponent jetik i vendit të punës pasi ofron mbrojtje thelbësore si për punonjësit ashtu edhe për bizneset.

Njëkohësisht, ky sigurim i ndihmon punëdhënësit të zbusin detyrimet e mundshme dhe të nxisin një mjedis pozitiv pune.

Ndaj, si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit, duke u siguruar, promovojnë një mjedis pune më të sigurt.

Aplikoni online tani KËTU

Ose shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: “Më e madhja dhe më e besuara”/ Top News: SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat