Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Tajvan.
Raportohet se 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 700 të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar.
Aktualisht, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren, në kërkim të të mbijetuarve.
Tërmeti që ndodhi të mërkurën ishte më i forti në 25 vite, ndërsa lëkundjet ishin me magnitudën 7.4 ballë.
Rreth 50 pasgoditje u regjistruan gjatë natës, disa prej të cilave u ndjenë deri në Taipei.
Kujtojmë se në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi 2,400 viktima në fatkeqësinë më të madhe në historinë moderne të Tajvanit.