Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci paraprak i tërmetit me magnitudë 5.6 ballë i regjistruar në ishullin Java të Indonezisë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.
“Shumica prej të plagosurve kanë fraktura pasi janë bllokuar në rrënojat e ndërtesave”, tha për Metro TV Herman Suherman, kreu i administratës komunale të Cianjur, një qytet 100 kilometra larg Xhakartës.