Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi provincën veriperëndimore të Iranit më 28 janar u rrit në 1,167, sipas guvernatorit të provincës Mohammad Sadeq Motamadian.
Më herët u raportua për 1,075 viktima.
“Deri më sot, 1,167 njerëz janë prekur nga tërmeti pranë qytetit të Khoy,” tha ai.
Mbrëmjen e 28 janarit, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka ndodhur në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor, pranë qytetit të Khoy. Pas incidentit, u regjistruan edhe më shumë se 25 pasgoditje, më i fuqishmi prej tyre ishte me magnitudë 4.5 ballë.