14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmetet e 2019-ës vazhdojnë "të hanë" miliona nga buxheti i shtetit/ Pse...

Tërmetet e 2019-ës vazhdojnë “të hanë” miliona nga buxheti i shtetit/ Pse nevojiten “Pool-et në sigurime”

Shpërndarja e granteve të rikonstruksionit për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 2019-s do të vijojë edhe për 2022.

Komisioni Shtetëror i Rindërtimit miratoi vendimin për shpërndarjen e 200 mln lekë granteve për apartamentet e dëmtuara në Kavajë dhe Vorë.

Për Kavajën është kërkuar miratimi i fondit me vlerë 184,3 milionë lekë për 590 familje sipas kërkesës së paraqitur nga pushteti vendor.

Konkretisht për 93 familje apartamentet e të cilëve janë klasifikuar me dëmtime DS1 , t’u shpërndahet fondi me vlerë 9,3 milionë lekë. Për 297 familje më dëmtim të shtëpive të klasifikuara në shkallën DS2 t’u shpërndahet fondi me vlerë 74,2 milionë lekë dhe për 202 familje me apartamente të dëmtuara DS3 t’u shpërndahet fondi me vlerë 100,7 milionë lekë.

Për vitin 2020 në qytetin e Kavajës u paguan 996 familje në fondin me vlerë 264 milionë lekë. Në total fondi i miratuar ishte 364,6 milionë lekë.

Komisioni Shtetëror i Rindërtimit ka kërkuar edhe miratimin e fondit me vlerë 14,9 milionë lekë për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta për 7 pallate në Vorë të klasifikuara me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3.

Në 2020 në Vorë u shpërndanë grante për rikonstruksionin e shtëpive për 869 familje. Fondi i paguar ishte në vlerën e 115 milionë lekëve.

Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti.

Në total në  11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit aplikuan online në 2020 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në fund të marsit 2020.

Sakaq Komisioni Shtetëror i Rindërtimit miratoi në muajin nëntor kërkesën e bashkive Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë dhe Kurbin për shpërnadrjen e rreth 6 miliardë lekë granteve të rikonstruksionit për shtëpi të klasifikuara me dëmtime të shkallës DS1-DS3 dhe DS4.

Për Tiranën Komisioni i Rindërtimit miratoi financimin e fondit “Grante për rikonstruksionin” me vlerë 3,5 mld lekë për ndërtime të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3 dhe DS4, për Durrësin 1,7 mld lekë, për Rrogozhinën 624 milionë lekë, për Shijakun 158 milionë lekë, për Kurbinin 28 milionë lekë dhe për Mirditën rreth 6 milionë lekë.

Sipas vendimit të Komisionit të Rindërtimit pjesa më e madhe e fondit për Tiranën me vlerë rreth 1,1 miliard lekë do të përdorej për kryerjen e punimeve për riforcimin e 22 njësive të banimit në pallat të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para dhe 1,8 miliard lekë për rindërtimin nga e para për njësi individuale të banimit.

Ndërsa fondi me vlerë 240 milionë lekë do të përdoret për rikonstruksionin e 272 apartamenteve të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3.

Në Durrës 1,1 miliard lekë do të financojnë kryerjen e punimeve për forcimin e 18 njësive të banimit në pallat dhe 473 milionë lekë për kryerjen e punimeve për riforcimin e 68 shtëpive individuale.

Lexo edhe: Tërmetet – Shoqëritë e Sigurimeve apel qytetarëve për Sigurimin e Pronës dhe Jetës 

Po nëse apartamentet në fjalë do të ishin të siguruara, a do të ekzistonte më nevoja që buxheti i shtetit të vijonte të lëvronte fonde për këtë qëllim, ndërkohë që ato mund të përdoreshin për nevoja apo punë publike të tjera? Sigurisht që JO.

Për këtë arsye CEO i kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipërisë SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunimin e shtetit me kompanitë e sigurimeve për të përballuar sa më në mënyrë efekte ngjarjet me kosto të mëdha financiare.

Një mënyrë për të cilën ka folur ai dhe që njihet gjerësiosht në botë janë edhe “Pool-et” në sigurime

Çfarë janë “Pool-et” në sigurime dhe përse nevojiten

Aftësia për të ndarë me efiçiencë rreziqet nga katastrofat natyrore dhe pandemitë dhe peshën e tyre në një ekonomi është thelbësore për mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë.

Një ekonomi e shëndetshme sot në të gjithë botën nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi.

Sigurimet lindën si një mënyrë për të transferuar risqet tek një entitet i caktuar, që janë kompanitë e sigurimeve, të cilat kanë kapacitetet financiare për të mbuluar dëmet financiare që mund ti ndodhin një individi, një grupi individësh apo dhe më gjerë një shoqërie të tërë.

Megjithatë, rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë ngritur nga njëra anë pyetjet lidhur me kufijtë e sigurimeve dhe nga ana tjetër rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe.

Ngjarje të tilla si sulmet terroriste, pandemitë, tërmetet, përmbytjet, cunamet apo shpërthimet bërthamore lindën nevojën për “pool-e” në sigurime.

Por çfarë është një “pool” në industrinë e sigurimeve? Çfarë mbulon dhe si mund të ndërveprojnë kompanitë me njëra-tjetrën? Si mund të ndërveprojë shteti me kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur financiarisht nga ngjarje me dëme të mëdha?

Një ‘pool’ është një grup siguruesish dhe risiguruesish, të cilët bashkojnë kapacitetet e tyre teknike dhe financiare për të mbuluar/ofruar mbrojtje me sigurim dhe risigurim për disa rreziqe të sjella së bashku në ‘pool-e’ bashkësigurimi dhe bashkërisigurimi.

‘Pool-et’ e sigurimit janë një mënyrë për të ofruar sigurim dhe mbulim me sigurim për rreziqe me një profil tejet të lartë. Në shumë situata ekstreme vetëm kompanitë e sigurimit nuk mund të përballojnë ndërmarrjen e rreziqeve me profil shumë të lartë, por ato mblidhen së bashku për të krijuar një ‘pool’ sigurimi me asete të përbashkëta me kompani dhe partnerët të tjerë shtetërorë dhe privat për të përballuar shtrirjen e një mbulimi të tillë.

Shpesh ‘pool-et’ në sigurime përdoren si një metodë për ofrimin e sigurimeve ndaj njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të blerë sigurime.

Për shembull, njerëzit në Kaliforni shpesh blejnë sigurimin e tërmetit nëpërmjet një ‘pool-i’ sigurimesh sepse sigurimi i shtëpisë në Kaliforni mund të përjashtojë në mënyrë specifike tërmetet nga rreziqet e emërtuara në policat e sigurimit. Banorët që janë të ekspozuar nga stuhitë, tornadot apo uraganët në Amerikën Jugore mund të përfitojnë nga ‘pool-et’ e sigurimeve për të aksesuar sigurimin sepse policat e tyre të sigurimit të shtëpisë nuk i mbulojnë këto rreziqe.

Një shembull, tjetër i një ‘pool-i’ sigurimesh për rreziqe me profil të lartë është një ‘pool’ i krijuar për shtrirjen e mbulimit të përgjegjësisë mjedisore për prodhuesit industrialë.

Në disa raste, një ‘pool’ sigurimi ngrihet me mandat qeveritar, për të krijuar një burim që do të lejojë individët apo ngjarjet më rrezik të lartë që të kenë akses në sigurim.

Ky do të ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku shteti të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve për të krijuar një ‘pool’ sigurimesh për katastrafat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret dhe pandemitë për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses në sigurime, që të jenë të mbuluar financiarisht, dhe nga ana tjetër edhe të krijonte një lehtësi për buxhetin e shtetit, sepse dëme të përmasave të mëdha janë të papërballueshme vetëm nga shteti.

Metoda tjetër e një pool-i është kur kompanitë e sigurimit mbledhin vullnetarisht në një ‘pool’ burimet e tyre. Shumë shtete kanë ‘pool-e’ sigurimi për shëndetin të cilat janë të dizenjuara për të siguruar që njerëzit që konsiderohen se nuk mund tu ofrohet mbulim individual të mund të kenë ende akses në sigurimin e shëndetit nëpërmjet këtyre ‘pool-eve’ të sigurimit.

Por cilat janë përfitimet e ‘pool-eve’?

‘Pool-et’ mobilizojnë kapacitetet dhe asetet financiare të partnerëve të ndryshëm për ti vënë në dispozicion të mbulimit të një ngjarje madhore;

Ofrojnë një ekspertizë teknike dhe dije shumë më të konsoliduar, sepse në të marrin pjesë ekspertë të shumë kompanive, me dije dhe eksperienca të ndryshme. Ofrojnë zgjidhjet e sigurimeve dhe të mbrojtjeve për rreziqe specifike, të cila në kushte normale nuk mund të mbulohen vetëm nga një ose dy kompani;  Mundësojnë rregullimin e tregut, duke shmangur monopolin dhe disbalancat e krijuara si pasojë e ‘luftës’ për treg të kompanive;

Sot në botë ekzistojnë disa lloje ‘pool-esh’, si për shembull “pool” në bashkësigurime, “pool” në bashkërisigurime, pool në klasa specifike të biznesit, etj, por pool-i më i rëndësishëm mbetet pool-i që mbulon katastrofat natyrore, i përdorur gjerësisht në të gjithë botën, por që fatkeqësisht ende nuk është vënë në jetë në vendin tonë.

Në botë, autoritetet publike janë në favor të këtyre llojeve mbulimesh për të mbrojtur njerëzit nga humbjet kolosale për shkak të katastrofave natyrore, dhe të eventeve të tjera madhore dhe për të reduktuar presionin mbi buxhetin e shtetit. Franca, Turqia, Irani, Australia, Algjeria, një pjesë e madhe e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembuj që tregojnë se si janë bashkuar kapacitetet dhe asetet për të krijuar një ‘pool’ për mbulimin e rreziqeve që i përkasin katastrofave natyrore.

Në këtë aspekt, shteti mund të ndërhyjë qoftë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nëpërmjet një risiguruesi kombëtar apo një organizmi të dedikuar, apo drejtëpërdrejtë duke ofruar një garanci për ‘pool-in’ apo një kapacitet shtesë përveç asaj të mobilizuar nga vetë ‘pool-i’.

Shembujt e ‘pool-eve’ për katastrofat natyrore janë të shumtë dhe të shumëllojshëm.

Pool-i Francez

Ky sistem i ofron të gjithë të siguruarve mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Që kjo garanci të jetë efektive, duhet të deklarohet gjendja e katastrofës natyrore me një dekret ndërministror. Skema e ngritur është një sistem reciprociteti: çdo kush që ka marrë në sigurim një pronë, ndërprerje biznesi apo policë për sigurimin motorrik kërkohet që të paguajë kontribute edhe nëse ai person nuk është i ekspozuar. Mbulimi financohet nga një prim shtesë, si një tarifë standarte, mbi politikat e  sigurimeve motorrike, si edhe në policat e sigurimit të pasurisë.

Pool-i Algjerian

Në Algjeri, sigurimi nga katastrofat natyrore ka qenë i detyrueshëm që nga 1 shtatori 2004. Mbulohen katër evente: tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut. Shteti duhet të deklarojë situatën e katastrofave natyrore. Garancia i shpërndahet të gjithë siguruesve në treg, të cilët zbatojnë një tarifë të zakonshme.

Pool-i Turk  

Ndryshe nga ‘pool-et’ franceze dhe algjeriane, ‘pool’ turk mbulon vetëm rreziqet nga tërmetet. Ky mbulim i detyrueshëm është vënë në jetë që nga viti 2000. Ky ‘pool’ drejtohet nga Eureko. Shumat e mbuluara janë të kufizuara në 50,220 USD për banesat. Shumat mbi 50,220 USD mund të merren në sigurim nga siguruesit mbi baza vullnetare. Tarifat përcaktohen sipas shtrirjes së ekspozimit ndaj rreziqeve.

Pool-i Francez për Mbulimin e Risqeve të Terrorizmit

Në Francë mbulimi kundër sulmeve terroriste është i detyrueshëm. Sigurimi dhe Risigurimi për Menaxhimin e Rreziqeve nga Aktet dhe Sulmet Terroriste, ofron një zgjidhje për këto lloje rreziqesh që nga viti 2001. Brenda një ‘pool’ publik bashkërisigurimesh dhe partnerësh privat: siguruesit, risiguruesit, dhe shtetin.

Në Gjermani, një kompani me emrin “Extremus” është ngritur për menaxhimin e rreziqeve nga sulmet terroriste. Kjo kompani është një partneritet ndërmjet Shtetit, industralistëve dhe siguruesve për të ofruar asete financiare prej 10 miliardë eurosh.

8 miliardë euro mbulohen nga Shteti dhe 2 miliardë nga siguruesit.

Kjo mbrojtje mbulon dëmet materiale të ndodhura nga pronat dhe ndërtesat industriale vlera e siguruar e të cilave nuk tejkalon 25 milionë euro.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat