Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Rodos, në Greqi.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ndodhej 19 kilometra në lindje-verilindje të ishullit dhe thellësia fokale në 60 kilometra.
Aktualisht nuk raportohen të lënduar apo dëme nga tërmeti, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në bregdetin e Turqisë.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale