14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreTendencat që po formësojnë tregun e sigurimit të transportit në SHBA

Tendencat që po formësojnë tregun e sigurimit të transportit në SHBA

Transporti në përgjithësi dhe ai me kamion në veçanti janë gjaku i ekonomisë amerikane.

Ky sektor u rrit më shumë gjatë pandemisë COVID-19, duke shpërndarë mallrat dhe shërbimet thelbësore miliona amerikanëve të strehuar në shtëpi nga koronavirusi.

Biznesi vazhdoi të operonte, duke mbështetur zinxhirin e furnizimit në vend kur udhëtimet dhe tregtia ndërkombëtare ishte e kufizuar.

Industria e transportit u pa si “një nga heronjtë e pandemisë”.

Fatkeqësisht, sektori nuk mori mirëpritjen e një heroi pas pandemisë në normalen e re. Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës, inflcioni dhe ulja e shpenzimeve konsumatore po impaktojnë me të vërtetë sektorin e transportit.

Mënyra më e menjëhershme për të ndihmar të siguruarit dhe kompanitë e sigurimit për reduktimin e kostove është përdorimi i telematikës dhe kamerave (brenda dhe jashtë), të cilat mund të përcaktojnë se i kujt është faji në një aksident.

Shumë kompani transporti dhe shoferë po e kuptojnë se këto instrumente janë aty për t’i ndihmuar ata dhe për t’i mbrojtur në rast dëmi.

Gjithnjë edhe më shumë kompani transporti po promovojnë përdorimin e telematikës dhe praniminin e të dhënave nga telematika për të asistuar me marrjen në sigurim dhe vendosnen e çmimeve të sigurimeve. /InsuranceBusinessMag 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat