15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperaturat e larta, apeli për çdo qytetar: Mbroni pasuritë tuaja

Temperaturat e larta, apeli për çdo qytetar: Mbroni pasuritë tuaja

Mes temperaturave të nxehta dhe dëshirës për të pushuar në bregdet, harrojmë disa gjëra që mund të na kushtojnë shtrenjtë nesër. Ndaj të gjithë duhet të dalim me një apel të përbashkët për qytetarët: “Mbroni pasuritë tuaja”.

Teksa termometri pritet ti kalojë 40 gradë celcius, situata me zjarret kthehet në një sfidë të madhe për të gjithë ne dhe mënyra më e mirë për t’u përballur me të është të jemi të përgatitur për të shmangur rreziqet dhe për të mbrojtur veten nga kostot financiare.

Si arrihet kjo? Duke siguruar pronat që posedojmë, qofshin ato banesa apo biznese.

SIGURIMI NGA ZJARRI”, ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike
  • Shpërthimet e gazit
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,
  • Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji

Sigurimi i Pronës mbron shtëpinë tuaj

Sigurimi i Shtëpisë ofron mbrojtje financiare në rast dëmtimi të shtëpisë suaj nga ngjarje të papritura. Nëse përballeni me një zjarr, tërmet, stuhi apo ngjarje të tjera, kompania e sigurimit do të përgjigjet për dëmet dhe do të shpenzojë për riparimin ose ndërtimin e shtëpisë së dëmtuar. Kjo ndihmon të kurseni shuma të mëdha parash dhe të riktheni pronën në gjendjen e mëparshme.

Sigurimi i Shtëpisë mbron zotërimet tuaja

Sigurimi i Shtëpisë mbron më shumë sesa shtëpinë tuaj aktuale.

Po të gjitha ato gjërat e vlefshme për të cilat ju keni shpenzuar dhe që ju është dashur kaq vite që t’i grumbulloni? Edhe orenditë, sendet apo pasuritë tuaja personale mbulohen gjithashtu nga Sigurimi i Shtëpisë.

Ajo mbron gjërat tuaja më të çmuara në rast vjedhjeje, dëmtimi, ose humbje.

Sigurimi i Shtëpisë ju mbron nga paditë

Ekziston gjithmonë mundësia që një vizitor apo një fqinji juaj dëmtohet për shkak të ngjarjes në pronën tuaj dhe nëse ky lëndim çon në shpenzime mjekësore (lëndime trupore) ju mund të paditeni.

Ky lloj mbulimi quhet përgjegjësia ndaj palëve të treta, dhe është me të vërtetë e rëndësishme që ju ta keni. Kjo ofrohet si mbulim shtesë i Sigurimit të Pronës.

Sigurimi i Shtëpisë ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë

Kur mendojmë për skenarët më të këqinj, imagjinata jonë endet nga fatkeqësitë natyrore deri tek vjedhjet. Sigurimi i Shtëpisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht gjërat e këqija që të mos ndodhin, por ato do t’ju falin qetësinë përmes mbrojtjes dhe paqes së mendjes që nëse diçka e tillë ndodh, ju do të jeni në gjendje që ta përballoni atë të duke qenë financiarisht të mbrojtur.

Pra, a na nevojitet sigurimi i Pronës? Pa dyshim që po.

Sigurimi i Pronës është mbrojtja më e mirë financiare kundër ngjarjeve të papritura që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar atë që duam më shumë, qetësinë e mendjes.

Kostoja e sigurimit?

Pavarësisht se çmimi i ndërtimit në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë vjen gjithmonë e në rritje, duke arritur edhe vlera 4 mijë – 5 mijë euro për metër katror, Sigurimi i Pronës është ende shumë i lirë. Ai nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Sigurimi i Pronës, tashmë një klik larg

Sigurimin e Shtëpisë tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini direkt nga celulari Sigurimin e Pronës.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA ofron mundësinë që nëse je i siguruar të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat