Për javën që sapo ka nisur vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
E veçanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës.
Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.