Nevoja për informim më profesional mbi tregun e sigurimeve, funksionimin e sigurimeve, apo për të drejtat dhe detyrimet që fiton një qytetar në momentin që gëzon fletën e sigurimit në dorë, është tepër e madhe. Mungesa e njohurive për këtë fushë mjaft të gjerë dhe të pafundme, shkakton një errësirë informative që sjell një zinxhir pasigurish te përdoruesit e sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group Austria ka vijuar me fushatën e saj për të edukuar kryesisht brezat e rinj për fleksibilitetet që fitojnë që prej momentit që vendosin të mbështesin të ardhmen e tyre te kompanitë e sigurimeve në vend.
Në bashkëpunim me lektoren Irma Shkrepa dhe me Institutin Ndërkombëtar Financiar për Banka dhe Sigurime(IFIBI), grupi i SIGAL UNIQA u stacionua në Universitetin Evropian të Tiranës ku u takua me studentë të degëve të ndryshme, të cilët treguan mjaft interes për platformat dhe ofertat që kompania ofron për grupmosha të ndryshme.
Sigurisht që leksioni i hapur u orientua drejt sigurimeve për pronat, mjetet motorrike dhe projekteve afatgjata të SIGAL UNIQA për sigurimin e shëndetit, ku vlen për t’u theksuar se interaktiviteti mes dy palëve, pra studentëve dhe lektores ishte i lartë.
Të pranishmit në sallë gjithashtu ngritën një sërë pyetjesh në lidhje me pasiguritë informative që ata kishin mbi funksionimin e Teleshëndet, ku u fokusuan specifikisht te risitë që ky aplikacion ka sjellë për qytetarët. Me vetëm një shkarkim, ju gëzoni gadishmërinë e një stafi të gjerë mjekësh dhe mjekesh në 24 orë të ditës në 7 ditë të javës për të diagnostifikuar problemet shëndetësore me vetëm një telefonatë.
Shërbimi “Teleshëndet”, është mundësuar tashmë prej thuajse një viti falë kompanisë që udhëheq tregun e sigurimeve në vend SIGAL UNIQA Group Austria, duke rezultuar mjaft i suksesshëm.
SIGAL UNIQA Group Austria do të vijojë turin e takimeve në universitete të ndryshme edhe në javët në vijim. Sipas axhendës së përcaktuar, grupi informues i SIGAL UNIQA do e vijojë leksionin e hapur me studentët e Universitetit Luarasi.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë sëbashku…
Për më shumë informacion:
WEB: https://sigal.com.al/insurtech/
E-mail: [email protected]
ËhatsApp: +355 68 606 2829