Vitin e ardhshëm, Shqipëria pritet të nisë procesin e kalimit në gjeneratën e ardhshme të komunikimeve celulare, 5G.
Sipas analizave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), kalimi në 5G pritet të ketë ndikime të rëndësishme në disa sektorë të ekonomisë dhe shoqërisë.
Një nga sektorët ku zhvillimi i teknologjisë pritet të ketë një ndikim të shpejtë është mjekësia.
Telemjekësia mund të revolucionarizojë marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit dhe do të mundësojë kujdes më të mirë mjekësor në të gjitha zonat e Shqipërisë. Mbulimi me staf dhe shërbim të specializuar mjekësor jashtë qendrave të mëdha urbane në Shqipëri ngelet një problem shumë i madh dhe këtu teknologjia mund të ndihmojë.
Përfshirja e drejtpërdrejtë e specialistëve në klinikat virtuale dhe transferimi i të dhënave të pacientëve në klinikë, mund të krijojë një ndihmë mjekësore urgjente më efikase.
Digjitalizimi ka arritur tashmë në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe mjekësinë në të gjitha fushat e tij funksionale, ndaj teknologjia 5G mund të përmirësojë ofrimin e kujdesit mjekësor cilësor, duke siguruar njëkohësisht privatësinë e informacionit shëndetësor të secilit pacient.
Lexo edhe: Alo Doktor! Me “TeleShëndet”, mjeku 24 orë me vete, kudo dhe kurdo
Rrjetet 5G mund të kenë një mjet shumë i rëndësishëm edhe në drejtim të reagimit ndaj emergjencave. Megjithëse ngjarjet si tërmeti i vitit 2019 apo përmbytjet dhe zjarret e herëpashershme ka vënë në dukje mangësi të mëdha, si logjistikë, ashtu edhe në përgatitjen e strukturave, teknologjia 5G mund të jetë mundësi që Shqipëria të lëvizë drejt teknikave më moderne.
Për shembull, praktikat e vendeve të tjera sugjerojnë që reaguesit e parë ndaj zjarreve dhe emergjencave të tjera mund të përdorin burime të sigurta të rrjetit 5G për të tërhequr hartat e ndërtesave për të identifikuar pikat e hyrjes, rubinetet e ngritësve për tubat e zjarrit, komandimin dhe kontrollin e ashensorit, vizatimet strukturore dhe të dhëna të tjera për vendimmarrje të shpejtë dhe të informuar. Shembull tjetër mund të jetë përdorimi i dronëve me rrjete 5G për operacionet të zjarreve gjatë stinëve të zjarreve të rënda.
Lexo edhe: Përse duhet Sigurimi i Pronës
5G ka potenciale të mëdha edhe në drejtim të krijimit të qyteteve inteligjente. Ky mund të jetë një skenar më i largët, megjithatë disa aspekte mund të kenë një përdorim të shpejtë, për të përmirësuar disa prej problemeve të lidhura me zhvillimin e qendrave të mëdha urbane.
Lundrimi i automatizuar dhe i lidhur në internet mund ta bëjë trafikun rrugor më të sigurtë dhe do të përmirësojë rrjedhën e tij.
Lexo edhe: INSTAT/ Janar-Tetor, 165 viktima nga aksidentet rrugore
Lëvizshmëria inteligjente gjithashtu ofron mundësi për të optimizuar menaxhimin e parkimit për shembull, nëpërmjet sistemeve të automatizuara të shfaqjes së parkimit.
5G mund të lehtësojë shërbimet inteligjente të ndërtesave, të tilla si matja e mençur, kontrolli i sistemeve të ngrohjes ose monitorimi i infrastrukturave të furnizimit të tilla si uji, ujërat e zeza ose sistemet e ventilimit.