5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Të zbuluar” përballë katastrofave natyrore/ Një shqiptar shpenzon vetëm 8 euro për...

“Të zbuluar” përballë katastrofave natyrore/ Një shqiptar shpenzon vetëm 8 euro për sigurimin e pronës; një europian mbi 700 euro

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi javën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregu8t të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2022.

Edhe pse flitet për rritje të tregut, të dhënat tregojnë se tregu vijon të jetë i orientuar te sigurimet motorike e kryesisht siguracioni TPL.

Ndërsa deri në fund të gushtit, pavarësisht paralajmërimeve nga organizmat vendase dhe të huaja mbi rrezikun e fatkeqësive natyrore që kërcënojnë Shqipërinë, në Sigurimin e Pronave raportohen në total vetëm 23 milionë dollarë të paguara nga bizneset e individët.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-gusht 2022 siguruan mbi 2,3 Miliardë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.98% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-gusht 2022, vihet re një rritje prej 5% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.79% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-gusht 2021, por që gjithësesi shumë e ulët duke parë ekspozimin e lartë ndaj fatkeqësive natyrore në vend.

Kjo përkthehet në një shpenzim mestar vjetor për sigurimin e pronës në rreth 8 euro për frymë.

Referuar të dhënave të Insurance Europe, në shtetet e Bashkimit Europian në fund të vitit 2020 kishte një mesatare për frymë prej mbi 700 eurosh.

Nëse ecim me rritjen që është shenjuar nga viti 2019 në 2020, përllogaritet që për këtë vit konsumi për frymë në BE për Sigurimin e Pronës të jetë rreth 728 euro.

Shqipëria e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, veçanërisht nga përmbytjet dhe tërmetet

 Studimi i Bankës Botërore  e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Po sipas një raporti të Bankës Botërore, publikuar në maj të vitit 2021, Shqipëria ka aftësi të kufizuara të shuarjes së zjarrit në vende larg zonave të banuara.

Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria ka mangësi të theksuara për të kontrolluar zjarret në zona të largëta, pasi mungojnë automjetet 4×4 dhe pajisje specifike, si kamera termike për të vlerësuar zjarret.

Sipas BB-së, pajisjet dhe trajnimi janë një faktor kryesor në aftësinë e çdo shërbimi zjarrfikës.

Sa i përket tërmeteve, sizmiologu Rrapo Ormëni shprehet:

“Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”.

Ndërkohë ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një intervistë për Abc News, do të shprehej se, Shqipëria është një vend me risk të lartë përsa i përket fatkeqësive natyrore.

“Shqipëria për vetë pozicionin gjeografik, por edhe për shkak të efekteve të ngrohjes globale është një vend me risk të lartë përsa i përket disa lloj fatkeqësive, si vërshimi i përrenjve dhe i lumenjve malorë, përmbytjet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, zjarret, rrëshqitjet e dherave, por në mënyrë të veçantë kur verërat, stina e verës vjen e thatë dhe e zgjatur zjarret në zonat kodrinore, malore, në zonat e mbrojtura, e pse jo edhe në zonat e banuara janë masive dhe risku është i lartë.Shqipëria në vitin 2017 ka pas temperatura deri në 43 gradë celcius dhe ka pas një numër të konsiderueshëm zjarresh, që kanë shkuar deri në 946 zjarre në gjithë territorin e Shqipërisë”.

Nuk duhet harruar se:

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve, aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve, aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë, sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj  likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Për fatin e mirë të të gjithë qytetarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Në SIGAL UNIQA ju e blini atë për vetëm 1 euro m2.

Sigurimi i Pronës, tashmë vetëm një klikim larg

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Siguroni apartamentin, vilën, shtëpinë private nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini direkt nga celulari siguracionin e pronës. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt”.

PSE SIGAL UNIQA?

Nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA, në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa” në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEInovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat