15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë huajt arritën 1 milion netë qëndrime gjatë gushtit në Shqipëri/ Veriu...

Të huajt arritën 1 milion netë qëndrime gjatë gushtit në Shqipëri/ Veriu zëvendëson Jugun

Në muajin gusht 2023, Shqipërinë e vizituan 64% më shumë turistë se gushti i shkuar, nga të cilët pjesa më e madhe ishin të huaj, 62.3% e totalit. Vizitorët vendas u rritën me 66%, ndërsa ata të huaj me 64%.

Për të njëjtën periudhë u rrit fort edhe numri i netë qëndrimeve, në total rreth 60% më shumë se një vit më parë. Të huajt arritën shifrën e 1 milion netë qëndrimeve.

Netë qëndrimet total të vizitorëve në rajonin jugor arritën pothuajse 600 mijë, ndërsa në rajonin verior rreth 550 mijë. 85%  e tyre ishin në zonat bregdetare.

Këtë verë, Instat tregon se ka pasur një zhvendosje të interesit për destinacionet shqiptare nga të huajt, të cilët kanë preferuar më shumë atë verior. Për vendasit, rajoni i jugut mbetet vendpushimi kryesor.

Hotelet dhe akomodime të ngjashme kanë pritur pjesën më të madhe të vizitorëve, të huaj dhe vendas. Po ashtu vërehet një rritje e fortë e kërkesës për kamping dhe vendqëndrime në natyrë, kryesisht jo rezidentë.

Vizitorët nga Kosova u shtuan me 15% këtë gusht, ata nga Italia 9%, Polonia  6% dhe Gjermania 5.4%.

Instat raporton se norma neto e shfrytëzimit të dhoma ka kaluar 50% gjatë gushtit, më e larta vitet e fundit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat