Sipas statistikave të tremujorit të parë 2023, të publikuara nga HAIC (Shoqata Helenike e Shoqërive të Sigurimeve), në fund të muajit mars, tregu i sigurimeve në Greqi arriti në 1.23 miliardë euro.
Segmenti i sigurimeve të jetës u rrit me 3.6% duke arritur në 577.8 milionë euro, ndërsa sigurimet e jo-jetës kapën shifrën e 656.5 milionë eurove.
Tregu grek i sigurimeve përbëhet nga 49 kompani, 43 aktive në sigurimet e Jo-Jetës dhe 6 në sigurimet e Jetës.
Kujtojmë se Greqia ka një popullsi prej 10,7 milionë banorësh dhe një GDP prej 185,5 miliardë eurosh.
Prej vitit 1981 shteti helen është anëtar i Bashkimit Europian.