15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTashmë më lehtë të udhëtosh/ Shqiptarët, pa certifikatë e test anti-Covid në...

Tashmë më lehtë të udhëtosh/ Shqiptarët, pa certifikatë e test anti-Covid në Ballkan

Nisja e sezonit turistik e njëherësh përmirësimi i situatës epidemiologjike me Covid – 19, ka bërë që vendet e Europës të lehtësojnë masat e lëvizjes.

Rajoni i Ballkanit është ndër të parët që hoqi kufizimet në kufi për shtetasit e huaj prej fillimit të Majit. Kështu, shqiptarët mund të udhëtojnë pa nevojën e një certifikate vaksinimi, testi PRC apo dëshmie shërimi nga koronavirusi në shtetet si Kosova, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia.

Po ashtu pa këto dëshmi mund të lëvizet drejt Holandës apo vendeve nordike. Megjithatë, masat anti-Covid, pra certifikata e vaksinimit apo dëshmitë, mbeten në fuqi brenda disa vendeve si Kosova dhe kërkohen në hyrjet e qendrave tregtare dhe në bar – restorante.

Ndonëse jo plotësisht masat janë lehtësuar ndjeshëm edhe në shtetet e tjera.

Për të udhëtuar drejt Italisë, Turqisë, Francës apo Spanjës kërkohet në kufi ose pasaporta e vaksinimit, ose testi PCR apo dëshmia e shërimit nga Covid brenda 3 muajve të fundit.

E njëjta praktikë ndiqet edhe për Gjermaninë, megjithatë në ndryshim nga vendet e tjera rregullat anti-Covid mund të ndryshojnë nga njëri land në tjetrin.

LEXO EDHE: Hiqet taksa 10 euro për fluturimet, rritet numri i fluturimeve/ Shëndeti në Udhëtim i besohet SIGAL-it

Por mos harroni: blerja e siguracionit të “shëndetit në udhëtim” është një gjëja e parë që duhet të bëni para çdo udhëtimi. Sepse siguracion do të thotë siguri, garanci, qëndrueshmëri dhe normalitet, në këtë rast për atë që çdo njeri e ka të shtrenjtë, Shëndetin.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh për një siguracion shëndeti në udhëtim në vendet europiane, për dy javë qëndrimi, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro, në rastet kur edhe pse mund të mos e mendoni, përfundoni me emergjencë në spital për shkak të një aksidenti apo për shkak të fillimit të përkeqësimit papritmas të një sëmundjeje të rëndë.

Teksa paguani për biletën, valixhen, merrni me vete rrobat më të zgjedhura, projektoni fotot më të bukura, jeni përgatitur edhe për ndonjë blerje të vogël andej apo për të provuar ushqimet tradicionale të shtetit ku shkoni, mos kurseni 4 euro. Është një shpenzim sa dy kafe në vendet e BE-së por që vlen aq shumë për ju, për shëndetin tuaj, që ta bëni gjumin të qetë.

Dhe në rast se perballeni me spitalet, mënyra për të marrë paratë që ju takojnë është mjaft e thjeshtë. Me faturën e spitalit dhe recetat e doktorit, paraqituni në zyrat e shitjes së kompanive te sigurimit dhe merrni rimbursmin.

Me 4 euro gjithashtu, paguhen shpenzimet e nevojshme për riatdhesim në rast sëmundje, apo të humbjes së jetës, brenda periudhës së sigurimit.

Ka dy arsye kryesore pse qytetarët duhet të blejnë sigurimin “Shëndet në Udhëtim”:

  • për të mbrojtur investimet e tyre financiare përmes mbulimit të anulimit të udhëtimit,
  • për të mbrojtur veten nga shpenzimet e kushtueshme mjekësore në rast aksidenti ose urgjence gjatë udhëtimit të tyre.

Dhe në këtë drejtim, SIGAL UNIQA është unike në tregun shqiptar të udhëtimeve.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit duke qenë kështu e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që e ofron një produkt të tillë.

TELESHËNDET

Përveç Siguracionit “Shëndet në Udhëtim”, SIGAL UNIQA Group Austria ju ofron mundësinë të keni mjekun me vete, 24 orë të ditës, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, aplikacionit “TeleShëndet”.

“Shërbimin “TeleShëndet” ju mund ta përdorni edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, çka na rezulton të jenë situatat më të shpeshta të të siguruarëve tanë (psh një temperaturë, alergji) mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot. Aktivizoni Teleshëndet ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHEZgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

Mos harroni! Siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tani mund ta blini edhe online në Sigal.com.al

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin që ju nevojitet.

Thjeshtë, shpejtë, sigurt…

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail[email protected]

LEXO EDHE23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat