11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTaksa e banesës, kategoritë që përjashtohen

Taksa e banesës, kategoritë që përjashtohen

Metodologjia e re e llogaritjes së taksës së banesës ka hyrë në fuqi që prej 2018-ës, megjithatë janë disa kategori sociale që përjashtohen nga ky detyrim.

Pensionistët që nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit janë të përjashtuar nga taksa e banesës, po ashtu qeveria ka lënë jashtë skemës së taksimit edhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Po në vitin 2018 u realizua një reformim i taksimit të pasurisë së paluajtshme, duke kaluar nga taksim bazuar në sipërfaqe, në taksim bazuar në vlerë.

Vlera e kësaj takse ka qenë e ulët, por me formulën e re të llogaritjes, taksa e banesës ka një peshë të lartë në shpenzime. Me ndryshimet e bëra kjo taksë është 0.05 për qind të vlerës së shtëpisë, pra mesatarisht qytetarët sot paguajnë 400 Lekë shtesë në muaj përmes faturës së ujit.

Të përjashtuara nga taksa e banesës janë edhe pronat e shtetit e bashkive, objektet e kultit, banesat sociale, ato të kulteve fetare, si dhe hotelet me 4-5 yje, raporton Klan News.

Lexo edhe: A mund ta paguaj me këste Sigurimin e Shtëpisë? Me SIGAL UNIQA tani mundesh

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat