1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia “Zoltan” godet Gjermaninë dhe shkakton dëme të konsiderueshme, paralajmërime për përmbytje...

Stuhia “Zoltan” godet Gjermaninë dhe shkakton dëme të konsiderueshme, paralajmërime për përmbytje të mëdha

Stuhia me emrin “Zoltan” kaloi nëpër Gjermani natën e së premtes duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Në shumë lande gjermane për shkak të stuhisë u mbyllën tregjet e krishtlindjeve. Lëvizja e anijeve në brigjet veriore të Gjermanisë u ndërpre. Edhe në trafikun hekurudhor pati ndërprerje e vonesa.

Sipas mediave gjermane, për Hamburgun dhe brigjet e Detit të Veriut ka paralajmërime për përmbytje gjatë ditës së sotme.

Niveli i ujit, sipas autoriteteve i kalon tre metra mbi nivelin normal të ujërave në rast rreziku të përmbytjes. Policia kërkon që të mos ketë qëndrime në zonën e rrezikuar.

Stuhia që filloi orët e vona të së enjtes pati pasoja të mëdha në trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, si ndërprerje të udhëtimeve apo vonesa të mëdha në trenat rajonalë edhe ata të distancave të gjata.

Mjaft lande federale raportojnë për dëme të mëdha e të lënduar.

Në landin Renani Veriore-Vestfali forcat e shpëtimit kanë qenë rregullisht të angazhuar gjatë natës në misione për shkak të dëmtimeve në rrugë, automjete, rënie pemësh etj.

Në landin Saksoni-Anhalt ka pasur dëme të konsiderueshme dhe dy të plagosur, ndërsa në landin Shlezvig-Holshtajn një person u plagos rëndë pas përplasjes së automjetit të tij me një pemë të rrëzuar në rrugë.

Në landin e Hesenit stuhia ka shkaktuar dëme që kalojnë 130.000 eurot, sipas autoriteteve të landit federal.

LEXO EDHE: Rrebeshe shiu, stuhi ere dhe rrezik për përmbytje/ Doni të jeni një hap përpara rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Ja mënyra më e mirë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat