-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhia “Daniel” godet edhe Libinë, të paktën 2 mijë viktima

Stuhia “Daniel” godet edhe Libinë, të paktën 2 mijë viktima

Stuhia shkatërrimtare “Daniel”, pasi goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë duke lënë pas dëme kolosale materiale dhe dhjetëra të vrarë, ka mbërritur në Afrikën Veriore ku ka shkaktuar një bilanc edhe më tragjik, me të paktën 2 mijë të vdekur në Libi.

Nga përmbytjet dhe reshjet masive më i goditur ishte qyteti Derna, ku niveli i ujit arriti deri në 3 metra, ndërsa probleme pati edhe në Bengazi, Susa dhe Bayda.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane, që kontrollon Libinë lindore, tha se numri i të zhdukurve është 5000-6000.

Libia është ndarë në dy administrata rivale prej vitit 2014, pas vrasjes së liderit Muammar Gaddafi, më 2011. Të dyja qeveritë i kanë shpallur tri ditë zie, për t’i nderuar viktimat e stuhisë “Daniel”.

Shkencëtarët për klimën kanë tërhequr vërejtjen se ndryshimet klimatike nënkuptojnë më shumë sasi të ujit gjatë sezonit veror, çka mund të rezultojë me stuhi intensive.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat