Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq që përfshiu Italinë javën e fundit.
Situata më e rëndë vijon të jetë në rajonin e Toskanës, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë “Ciaran” ka qenë disi më i ulët.
Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimi i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto moment numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.
Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës, sot më i rëndësishëm se kurrë/ AMF: SIGAL UNIQA, më e besuara nga shqiptarët
Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.
Mbrojtja Civile dhe ushtria janë në gatishmëri ndërsa telefonatat për asistencë kanë qenë të panumërta në shumë zona.
LEXO EDHE: Po nga fatkeqësitë natyrore kush na siguron?