15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Stuhi deri më 20 Nëntor”/ Zonat më të rrezikuara nga moti i...

“Stuhi deri më 20 Nëntor”/ Zonat më të rrezikuara nga moti i keq në vend

Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës.

Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin.”

Të paktën deri në datën 20 Nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, thekson për TV Klan sinoptikanja Lajda Porja.

Zonat që duan më shumë kujdes?

 -Shkodra e Lezha në veri-perëndim

– Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)

Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.

A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?

Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës  nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.

A do ulen temperaturat?

Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë.  Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.

LEXO EDHE: VIDEO/ Shiu ‘përmbyt’ Tiranën dhe Durrësin, rrezik për përmbytje në Lezhë/ Pse duhet Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat