14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreStudimi: Vetëm ngrënia e perimeve nuk është e mjaftueshme për të reduktuar...

Studimi: Vetëm ngrënia e perimeve nuk është e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e arrestit kardiak

Shëndeti i zemrës kërkon një kujdes që lidhet me një dietë të ekuilibruar, kryesisht me fruta perime dhe fibra, ushtrime fizike dhe mënyrën e jetesës. Studiuesit në Britaninë e Madhe, kanë dalë në përfundimin se vetëm ngrënia e perimeve, pa faktorët e tjerë nuk e redukton rrezikun për prekjen nga sëmundjet kardiake.

Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka dalë në përfundimin se vetëm ngrënia e perimeve, edhe pse në sasi të mëdha, nuk e zvogëlon rrezikun nga ataku në zemër apo goditja në tru. Kjo, sipas studiuesve, varet nga faktorë si ushqimet e tjera që konsumojmë, ushtrimet fizike dhe mënyra e jetesës. Një dietë e ekuilibruar, me të paktën pesë porcioneve me fruta dhe perime çdo ditë, ndihmon në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve, përfshirë disa lloje kanceri.

Ekipi i studiuesve të universitetit të Oksfordit dhe Bristolit dhe Universitetit Kinez të Hong Kongut, analizoi mënyrën e ushqyerjes së gati 400,000 njerëzve, duke përfshirë sasinë e perimeve të gatuara dhe të papërpunuara që hanin çdo dite. Si rezultat, ata thanë se studimi i tyre nuk gjeti prova të “një efekti mbrojtës nga ngrënia e perimeve” për problemet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.

Megjithëse rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ishte rreth 15% më i ulët për ata që hanin më shumë perime – veçanërisht ata që hanin shumë perime të papërpunuara – krahasuar me ata që hanin më pak, studiuesit thanë se kjo mund të shpjegohet me faktorë të tjerë. Këto përfshinin stilin e jetës së njerëzve – për shembull, nëse pinin duhan dhe sa alkool pinin – si dhe punët e tyre, të ardhurat dhe dietën e përgjithshme.

Dr Ben Lacey, nga Universiteti i Oksfordit, tha: “Ky është një studim i rëndësishëm me implikime për të kuptuar shkaqet dietike të sëmundjeve kardiovaskulare (CVD).

Por Prof Naveed Sattar, profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgow, tha se kishte “prova të mira” që ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra si perimet, “mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të shkaktuar sëmundje të zemrës”.

Studimi, i botuar në “Frontiers in Nutrition”, thotë se njerëzit që hanë shumë perime të papërpunuara janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, sepse gatimi i perimeve heq lëndë ushqyese të rëndësishme, si vitamina C.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat