Një përplasje e trefishtë ciklonesh shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, por thatësira e shkaktuar nga klima i përkeqësoi ato.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri për ngrohjen globale, sipas të cilit ndryshimet klimatike nuk kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në gjasat ose intensitetin e përmbytjeve të fundit shkatërruese të Italisë.
Analiza e re tregon se një përplasje e rrallë, e trefishtë e cikloneve shkaktoi reshjet jashtëzakonisht të mëdha të shiut që morën 17 jetë dhe zhvendosën 50,000 njerëz në Italinë veriore muajin e kaluar.
Shkencëtarët në grupin World Weather Attribution (WWA), që analizon lidhjet midis ngjarjeve ekstreme të motit dhe ngrohjes globale, thonë se ndryshimi i klimës nuk është domosdoshmërisht fajtor.
Ka pasur një thatësirë përpara stuhisë së parë që goditi rajonin Emilia-Romagna më 2 maj dhe kjo thatësirë ishte për shkak të ndryshimit të klimës.
Studimi vlerësoi se ekzistonte një probabilitet 1 në 200 që tre ciklone të godasin brenda një periudhe trejavore. Pikërisht për shkak se të kesh tre rrebeshe jashtëzakonisht të mëdha në një afat kaq të shkurtër kohor është kaq e rrallë, ekspertët e klimës paralajmëruan se nevojitet më shumë kohë për studim.
Duke përdorur simulimet kompjuterike dhe vëzhgimet e kaluara, studiuesit kërkuan, por nuk gjetën prova të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu.
LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi! Kërcënim edhe për Shqipërinë
WWA krahasoi atë që ndodhi me një botë të simuluar kompjuterike pa ngrohje të shkaktuar nga njeriu dhe nuk pa gjurmët e gishtave të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga karburantet fosile, ndryshe nga shumë studime të kaluara.
Ndërsa rajoni i prirur nga përmbytjet ka një histori përmbytjesh të rënda, “reshjet e dendura gjatë 21 ditëve të para të majit 2023 janë ngjarja më e lagësht e këtij lloji në histori,” përfundoi studimi.
Gjetjet e studimit vërtetuan kërkimet e mëparshme që zbuluan se “me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, numri i sistemeve me presion të ulët në Mesdhe është ulur. Kjo çon në një reduktim të reshjeve të mëdha, duke kompensuar rritjen e pritshme të shiut të dendur nga ngrohja globale”.
LEXO EDHE: Të parët në Europë, Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave