14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi i ISHP-së: 6000 raste të reja me tumore çdo vit, humbin...

Studimi i ISHP-së: 6000 raste të reja me tumore çdo vit, humbin jetën mbi 3600 persona

Bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.

Ato shkaktojnë mbi 16% te të gjitha vdekjeve (shkaku i dytë kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare).

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik thotë se çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona. Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç.

Tumoret me të shpeshta janë tumori i mushkërive me rreth 800 raste të reja për 2018 dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste ne 2018.

Prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje 3 gjatë dekadave të fundit, kryesisht për arsye të rritjes se moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe te tjera te lidhura me stilin e jetesës apo mjedisin.

Studimi thotë se, tumori i gjirit dhe tumori kolorektal (zorra e trashë) duket se kanë qenë në rritje, ndërkohë që tumori i stomakut apo ai i mushkërive, megjithëse tradicionalisht janë mjaft të shpeshtë në vendin tonë nuk janë duke u rritur.

Me përjashtim te tumoreve të organeve riprodhuese femërore, vdekshmëria nga tumoret e tjerë është më i shpeshtë mes meshkujve.

Kurimi i sëmundjeve të tilla kanë kosto shumë të larta dhe shumë prej tyre duhet të shtrohen në spitale jashtë vendit. Ndaj SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, përmes siguracionit “Jetë Plus”, ka sjellë një mundësi unike për të marrë shërbime mjekësore në spitalet më të mira në botë.

Çfarë mundëson “Jetë Plus”:

  • Konfirmimi i diagnozës suaj nga mjekë të huaj
  • Opinion të dytë mjekësor për diagnozën e identifikuar nga specialistët më me reputacion në atë fushë
  • Përzgjedhje të spitalit më të mirë për diagnozën e identifikuar
  • Limite të larta mbulimi, deri në 1 milion Euro
  • Ndërhyrja kirurgjikale dhe trajtimi jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizimin apo pagesat.

Përveç tumoret, cilat sëmundje mbulon siguracioni “Jetë Plus”:

  • Ndërhyrjet kirurgjikale në zemër (by pass dhe riparim ose zëvendësim i valvulave koronare)
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

A i mbulon siguracioni “Jetë Plus” shpenzimet jashtë spitalit? PO. 

  • Mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit nga fillimi deri në fund të trajtimit
  • Shpenzimet e të afërmit që shoqëron pacientin dhe shpërblim monetar për çdo ditë qëndrimi, deri në 60 ditë

Ku mund të gjeni një siguracion të tillë diku tjetër?!…

LEXO EDHE“Sigurimi i Shëndetit”/ Kompania që paguan më shumë dëme, besimi i shqiptarëve te SIGAL në rritje

Merr një ofertë tani, ONLINE, në www.sigal.com.al 

ose shkruaj në: [email protected], WhatsApp +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat