5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSporti që bashkoi Shqipërinë me Kosovën, LIGA UNIKE zbardh shpërblimet e “Final...

Sporti që bashkoi Shqipërinë me Kosovën, LIGA UNIKE zbardh shpërblimet e “Final 4”

Liga Unike, kompeticioni i përbashkët i basketbollit për meshkuj me klube nga Shqipëria dhe Kosova, tashmë është futur në fazan e nxehtë, teksa më datat 21 dhe 22 prill në Pejë do të zhvillohet “Final 4”.

Golden Eagle Ylli, Peja, Prizreni dhe Teuta janë katër ekipet që kanë siguruar kualifikimin në këtë fazë, teksa durrsakët mbetet skuadra e vetme nga Shqipëria.

Ndërkohë, siç është bërë traditë, organizatorët e eventit kanë publikuar edhe shpërblimet për ekipet pjesëmarrëse.

Kështu, skuadrat që e ndalin rrugëtimin e tyre në gjysmëfinale do të marrin nga 3.000 euro secila, ndërsa ato që kualifikohen për në finale nga 5.000 euro.
Skuadra që do të shpallet kampione do të shtojë në arkën e saj edhe 9.000 euro të tjera.
Pra, shuma totale e shpërblimeve për “Final 4” është 25.000 euro.

 

Në gjysmëfinale do të kemi përballjet Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni. Siç dihet, ky është edicioni i dytë i Ligës Unike në radhët e meshkujve.

Një vit më parë kampione shpallej Ylli, teksa faza finale e eventit u zhvillua në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës.

Oraret

E mërkurë

17:00 Golden Eagle Ylli-Teuta

20:30 Peja-Prizreni 16

E enjte

17:00 Ndeshja për vendin e tretë

20:30 Finalja

Lexo edheLiga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll

Liga Unike u krijua pas shumë përpjekjesh, pas shumë luftërash që iu bë dy federatave për të mos u organizuar. Liga Unike ka bërë të mundur që basketbolli të duhet më shumë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Por përfitues të kësaj lige mjaft interesante janë lojtarët, pasi kanë rritur nivelin dhe cilësinë, janë arbitrat por edhe trajnerët.

Në një intervistë të mëhershme, Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit z. Avni Ponari nënvizoi se LIGA UNIKE ka në pengesa të ndryshme ndërsa kërkoi që ky aktivitet të mbështetet nga të dyja qeveritë.

“Kemi pasur vazhdimisht pengesa sepse kjo ligë unike kërkon mbështetjen e dy qeverive përkatëse. Një gjë është e rëndësishme. Kjo është liga më e rëndësishme në sportin kombëtar. Përveç medaljeve që ka marrë Kosova në xhudo. Kjo ligë duhet të trajtohet njëlloj në të dy anët si një federatë më vete. Duhet të mbështetet nga të dyja qeveritë që të ketë jetëgjatësi.

Sport cilësor ka atëherë kur ka mbështetje financiare. Kjo ligë ka një buxhet të veçantë dhe është shumë e rëndësishme sepse është liga e parë unike për të dy palët. Një Ligë Unike e përbashkët. Kemi nisur me dy grupe, femra dhe meshkuj dhe pastaj do zbresim tek të gjitha moshat”, u shpreh z.Ponari.

Momente nga nënshkrimi i marrëveshjes bashkëpunimit për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit Shqipëri-Kosovë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat