Nis ditën e sotme në Vlorë “Final 8” i Liga Unike për meshkuj, event në të cilin do të marrin pjesë 8 skuadra4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova.
Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ky event do të zhvillohet me sistem grumbullimi, me eleminim direkt. Kështu, 4 skuadrat nga Shqipëria do të përballen në çerekfinale ndaj 4 skuadrave nga Kosova.
Sot do të luhen dy sfidat e para: Trepça-Kamza Basket dhe Tirana-Ylli. Ndërsa më 28 mars do të luhen dy çerekfinalet e tjera: Peja-Teuta dhe Sigal Prishtina-Besëlidhja.
Kalendari:
Kjo është hera e parë që ky spektakël i basketbollit mbarëshqiptar mbahet në qytetin e bukur dhe historik të Vlorës, ngjarje e cila përkon edhe me përcaktimin e qytetit bregdetar “Qyteti Evropian i Sportit 2024”.
Kështu, nga sot deri më 31 mars, pritet spektakël i basketbollit.
Ndeshjet do të transmetohen në Shqipëri përmes RTSH dhe në Kosovë përmes “Art Motion” dhe “Kujtesa”.
Ndërkohë, Final 4 i Liga Unike Femrat do të mbahet në Prishtinë më 1 dhe 2 prill.
Bashkimi, Prishtina, Tirana dhe Penza do të garojnë në “Play-off”, derisa çiftet gjysmëfinale do të mësohen të mërkurën mbrëma, pasi Tirana dhe Penza kanë nga katër fitore e pesë humbje.
Kampion aktual është Partizani i Tiranës.