Sigurimi KASKO i makinës është një sigurim vullnetar dhe për shkak të kësaj, shumë drejtues automjetesh zgjedhin të mos e kenë një siguracion të tillë me pretendimin se “kursejnë”.
Megjithatë, mungesa e Sigurimit KASKO nënkupton një rrezik shumë më të lartë, të cilin do të ishte më mirë të mos e merrnim përsipër.
Gjendja e rrugëve, trafiku i rënduar, kushtet e motit, etj, janë shkaktarë për aksidente të paparashikuara, të cilat shoqërohen edhe me dëme të mëdha financiare.
Por sot, si pasojë e rritjes së çmimeve nëpër servise, dëmet kushtojnë shtrenjtë dhe nëse askush nuk garanton mbulimin e tyre do të duhet ti paguani nga xhepi juaj.
Për këto dhe shumë arsye të tjera, pajisja me sigurimin KASKO është një veprim i zgjuar, pasi pavarësisht çdo gjëje, makina dhe financat tuaja do të jenë të mbrojtura.
ÇFARË MBULON SIGURIMI KASKO:
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.
- Katastrofat Natyrore
Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementëve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar
- Dëmtimi nga akte keqdashëse
Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.
- GPS
SIGAL UNIQA instalon pa asnjë lloj kosto shtesë nga klienti, pajisjen GPS. Kjo pajisje do të jetë në pronësi të SIGAL UNIQA dhe instalohet në mjetin e siguruar Kasko për aq kohë sa ky mjet do të jetë i siguruar nga rreziku vjedhjes (totale).
- KASKO jashtë territorit të Shqipërisë
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Pse Sigurimin KASKO duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA Group Austria-s?
- Dëmshpërblim në kohë të shpejtë
- Riparim në servis të specializuar
Sa kushton Sigurimi KASKO?
Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.
Llogarit dhe porosit online KËTU
Ofertat e “SIGAL UNIQA Group Austria”:
“KASKO” e shoqëruar me “SIGAL UNIQA AutoSOS”
Bashkë me siguracionin Kasko, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos në Europë për një periudhë 1 vjeçare, e cila mbulon:
- Qendër kontakti në gjuhën shqipe
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit
- Taksi
Mësoni më shumë rreth “SIGAL UNIQA AutoSOS” KËTU
“KASKO” e shoqëruar me Teleshëndet
Nëse bleni këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro ju përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.
Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Mësoni më shumë rreth “Teleshëndet” KËTU
Mos harroni! Dashuria për makinën si me Sigurimin KASKO
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve