11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimi KASKO/ Bëjeni gjumin e qetë, makina juaj në duar të sigurta

Sigurimi KASKO/ Bëjeni gjumin e qetë, makina juaj në duar të sigurta

Aksidentet rrugore janë shtuar aq shumë sa frikësohesh të ndjekësh lajmet.

Sipas shifrave zyrtare, 105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.

Të gjithë lutemi që aksidentet rrugore të kalojnë pa viktima në njerëz por nga ana tjetër ajo që ne të gjithë mendojmë por nuk e themi me zë është dëmtimi i automjetit. Kjo pasi kemi kursyer kursimet tona për ta blerë ose kemi marrë kredi dhe nuk mund ta blejmë nga e para ose të harxhojmë gjithë ato lekë për ta rregulluar.

Por çfarë duhet të bëjmë?

Sigurojeni makinën dhe s’ke pse të frikësohesh nga shpenzimet në rast dëmi.

Kushdo që ka një automjet e ka një siguracion, por në fakt pjesa kryesore ka siguracionin që kërkon polici dhe jo atë që mbron automjetin tonë.

Ku është ndryshimi?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL (Sigurimi i detyrueshëm), i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër.

Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj, jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidenti.

Por nuk mbaron me kaq. Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonje pjesë ose vidhet plotësisht.

Ku mund ta blini sigurimin KASKO?

Ju mund të vizitoni çdo pikë shitjeje të SIGAL UNIQA në çdo qytet të Shqipërisë ose mund ta blini online në https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/

Shkoni tek sigurimet e automjetit, shikoni të gjitha opsionet që keni për sigurimin kasko dhe përzgjidhni atë që ju nevojitet.

Ndiqni hapat e blerjes online dhe siguracioni KASKO ju vjen menjëherë në e-mailin Tuaj.

Sa kushton sigurimi KASKO?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.

Nëse doni ta siguroni vetëm nga dëmtimet në parkim dhe vjedhja, ose nga dëmet aksidentale dhe vjedhja e pjesëve ose mund ti doni të gjitha mbulimet.

Ekspertët e SIGAL UNIQA do t’ju keshillojne mbi mbulimet e nevojshme për makinën tuaj me qëllim që të jetë e siguruar për rreziqet potenciale dhe ju të paguani një çmim sa më të arsyeshëm.

Me sigurimin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria ju e bëni gjumin e qetë sepse makina juaj është e siguruar në çdo situatë.

Nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat