Jo vetëm në sigurimet motorike dhe të pronës. SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania numër 1 në tregun shqiptar edhe sa i përket sigurimit të Shëndetit.
Raporti i publikuar një ditë më parë nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2022 tregoi edhe një herë dominancën e SIGAL mbi tregun e sigurimeve në vendin tonë.
LEXO EDHE: Sigurimi i Shëndetit/ SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë mes 8 kompanive në treg
Kompania me një eksperiencë mbi 23-vjeçare në treg dhe pjesë e UNIQA Insurance Group dominon tregun sa i përket produktit “Sigurimi i Sëmundjeve” me mbi 47% të tij, një rritje me mbi 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë çka tregon besimin në rritje të qytetarëve ndaj kompanisë.
Tregu Janar-Korrik 2021
Tregu Janar-Korrik 2022
Edhe sa i përket dëmeve të paguara tek klientët e tij, SIGAL nuk njeh rivalë.
Nëse në periudhën janar-korrik 2021 numëronte 52% të totalit të dëmeve të paguara, në janar-korrik 2022 numëron 53%.
DËMET
Janar-Korrik 2021
Janar-Korrik 2022
Sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.
SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Për më shumë informacione:
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
WhatsApp:+355 68 606 2829
LEXO EDHE: “Shëndet në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL UNIQA më e besuara, zë rreth 70% të tregut