13.5 C
Tirana
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i përgjegjësisë profesionale: Mjeku nuk është robot dhe gabimet njerëzore mund...

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale: Mjeku nuk është robot dhe gabimet njerëzore mund të sigurohen financiarisht

Mjekët, juristët, inxhinierët, arkitektët, konsulentët – të gjithë profesionistët që punojnë me njerëz, me vendime të rëndësishme ose me pasuri të çmuara, jetojnë çdo ditë nën presion. Ata nuk janë të pagabueshëm. Ata janë njerëz, me të njëjtat sfida, stres dhe ngarkesa që sjell përditshmëria. Dhe si çdo njeri, mund të gabojnë.

Në profesionet ku një gabim mund të ketë pasoja të rënda, sistemi modern i mbrojtjes ka krijuar një zgjidhje etike dhe të domosdoshme: Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale.

Këtë produkt, si pothuajse të gjitha instrumentet moderne të mbrojtjes financiare, do ta gjeni edhe në SIGAL Insurance Group.

Ky sigurim nuk i justifikon gabimet. Përkundrazi, i bën profesionistët edhe më të kujdesshëm, sepse çdo veprim ka peshë. Por kur gabimi ndodh, dhe statistikat tregojnë se mund të ndodhë edhe tek profesionistët më të përkushtuar, pasoja financiare nuk bie mbi profesionistin, por transferohet te kompania e sigurimit.

2% e të ardhurave totale të aktivitetit është primi për sigurimin e kësaj përgjegjësie profesionale.

Në çdo 100 euro të ardhura, rreth 2 investohen për ta siguruar përgjegjësinë: kjo do të thotë se profesionisti mbrohet nga barrat financiare që mund të shoqërojnë një dëm të shkaktuar pa dashje gjatë ushtrimit të detyrës dhe përqëndrohet i plotë, profesionalisht, të përmbushja sa më profesionale e detyrës.

Shëndeti, prona apo interesi i klientit mbeten të mbrojtura, ndërsa profesioni ruan integritetin e tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat