Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë për sigurimin e jetës dhe shëndetit gjatë vitit 2021.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës për 8-mujorin kapi shifrën e rreth 904 milionë lekëve apo 9 milionë dollarë duke shënuar një rritje në masën 29.8% krahasuar me janar-gusht 2020.
Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në rreth 66 mijë, duke shënuar një rritje në masën 24.37% krahasuar me janar-gusht 2020. Ajo që vihet re nga të dhënat është se rritjen më të madhe e ka pasur sigurimi i jetës së debitorit, që vjen si rrjedhojë detyrimi për të marrë kredinë bankare, gjë që ka të bëjë dhe me rigjallërimin e jetës ekonomike gjatë këtij viti dhe rritjen e kreditimit.
Për jetën e kreditorit janë paguar afro 618 milionë lekë, me rritje prej 33%.
Po ashtu, dyfishim ka pasur sigurimi jetë në grup, i cili i dedikohet grupeve të ndryshme të personave që janë pjesë e një kompanie apo organizate, ku në rast aksidenti në vendin e punës përfitojnë një dëmshpërblim financiar në vlerën e disa pagave apo një shumë fikse të sigurimit të përcaktuar në kontratën e sigurimit.
Sigurimi i llojit “jeta e kombinuar’ ka njohur një rritje prej 21%, i cili është është një kombinim i sigurimit të jetës dhe sëmundjeve kritike ai ofrohet për persona me moshë 18-65 vjeç dhe mbulon shpenzimet mjekësore në rast të diagnostikimit të një nga sëmundjet kritike.
Po ashtu një rritje të lehtë ka pasur sigurimi jetë dhe shëndet në udhëtim dhe jeta me kursim. Ndërsa rënie në krahasim me një vit më parë, ka pësuar sigurimi i jetës së studentit me 23.2% dhe “Jeta e nxënësit dhe studentit” me afro 91%.
Nga ana tjetër dëmet e e paguara në sigurimin e jetës u regjistruan në vlerën e 242 milionë lekëve, me një rritje pej 57% krahasuar me 8 mujorin 2020.
Sigurimet e jetës
8 mujori 2020 696 milionë lekë
8 mujori 2021 904 milionë lekë
Lexo edhe: Tregu i sigurimeve rritet me 19%/ Turizmi nxiti sigurimin kufitar