11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë...

Sigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

Tregu i sigurimeve u rrit me 16% për vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare treguan se volumi i përgjithshëm i tregut, i matur sipas primeve të shkruara bruto, arriti në 19.3 miliardë lekë ose pothuajse 160 milionë euro.

Primet e shkruara bruto kaluan edhe nivelin e shënuar para pandemisë në vitin 2019, me 9.7% më shumë.

Tregu më i madh, ai i sigurimeve të jo-jetës edhe vitin e kaluar u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike, që sollën 66.7% të primeve të shkruara bruto të tregut.

Sipas AMF, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2021 arritën rreth 11,878 milionë lekë, ose 12.06% më shumë se në vitin 2020.

Produktet e lidhur me lëvizjet ndërkufitare, si Kartoni Jeshil apo Sigurimi Kufitar shënuan rritje më të lartë të primeve dhe një zgjerim të peshës së tregut.

Produkti më i rëndësishëm për nga volume, sigurimi i brendshëm TPL shënoi një rritje me 7.6%.

Rritje të primeve me 22.5% shënoi edhe sigurimi KASKO i mjeteve motorike. Ky produkt ligjërisht është vullnetar, por praktikisht është mjaft i lidhur me financimet me leasing, si kusht i detyrueshëm i institucioneve financiare.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania që kryeson tregun sa i përket Sigurimeve Motorike me rreth 22% të totalit, ndërsa është kompania lidere edhe sa i përket dëmeve më të paguara me  27%, një rritje me 7% krahasuar me vitin 2020.

NDARJA E TREGUT, SIGURIMET MOTORIKE 2021

DËMET MOTORIKE 2021

Lexo edhe: Raporti i AMF për 2021/ SIGAL UNIQA, lidere në tregun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat