Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin lidhue me tregun e sigurimeve në Shqipëri sa i përket muajit janar 2022.
Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2022 kapën vlerën 1,422 milionë lekë, ndërkohë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 83,798 me një rritje prej 17.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.4%.
Sa i përket klasës më të madhe të sigurimeve, atë të automjeteve, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet kompania më e besuar nga shqiptarët.
Me një total primesh të shkruara bruto prej 1,422,403 mijë lekësh në periudhën janar 2022, statistikat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se SIGAL UNIQA gëzon një diferencë të konsiderueshme nga kompanitë e tjera të sigurimeve në vend.
SIGUMET MOTORIKE (NDARJA E TREGUT)
SIGAL UNIQA Group Austria – 21.13%
DËMET E PAGUARA
Përveç dominimit të tregut, SIGAL UNIQA Group Austria ka edhe numrin më të madh të dëmeve të paguara në Siguracionet Motorike me 24.98% dhe me një diferencë krahasuar me kompanitë e tjera në treg.
Shërbimi korrekt ndaj klientëve, pagimi i dëmeve në kohë, respektimi i ligjeve dhe rregulloreve në fuqi dhe produktet novative e listojnë SIGAL UNIQA Group Austrian në krye të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.
Lexo edhe: “Miqësi e mirë, KASKO më lirë”/ Oferta nga SIGAL që nuk duhet humbur