10.5 C
Tirana
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguracioni nga aksidentet duhet mbajtur në konsideratë: Përfiton 2 paga vjetore si...

Siguracioni nga aksidentet duhet mbajtur në konsideratë: Përfiton 2 paga vjetore si dëmshpërblim në rast vdekjeje

Një ngjarje tragjike e ndodhur në Tiranë, ku një burrë humbi jetën pas një aksidenti gjatë punës në banesë, rikthen në vëmendje sa të papritura dhe të rënda mund të jenë aksidentet e përditshme që ndodhin edhe në situata të zakonshme, si ajo e punimeve në shtëpitë tona.

Raste të tilla tregojnë se një moment pakujdesie apo një incident i paparashikuar mund të sjellë pasoja të rënda për familjen, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes financiare përmes produkteve të sigurimit nga aksidentet, të cilat ofrojnë mbështetje në momentet më të vështira.

Siguracioni që kushdo duhet të njohë për të papritura të këtilla është SIGURACIONI NGA AKSIDENTET NË PUNË. 

Ky siguracion të mbron financiarisht nga çdolloj aksidenti, edhe sikur të jeni duke punuar në shtëpinë tuaj.

Deri në 2 paga vjetore mbulim si masë dëmshpërblimi në rast të humbjes së jetës është përfitimi nga ky siguracion, një ndihmë e konsiderueshme financiare për familjen dhe trashëgimtarët ligjorë, që amortizojnë disi financiarisht mungesën e familjarit të tyre.

Rreth 8 milionë euro dëmshpërblime pagoi SIGAL INSURANCE GROUP për vitin 2025 në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut për aksidente dhe shëndet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat