Udhëtimet me makinë mund të kenë të papritura dhe dëme të padëshiruara!
Siguracioni KASKO mbulon të gjitha nevojat tuaja duke ofruar mbulim për humbje ose dëmtim të plotë apo të pjesshëm të automjetit.
Siguracioni që kërkon polici në rrugë (TPL) mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër. Ndërsa mbulimin e plotë ndaj çdo dëmi, jeni apo jo ju shkaktar, e bën vetëm Siguracioni KASKO.
Nëse do ta shijosh plotësisht rehatinë që ju ofron automjeti juaj pa e vrarë mendjen nëse mund të ndodhë diçka, sa do të të kushtojë dhe të jesh i mbrojtur në çdo kohë, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA.
LEXO EDHE: Sigurimet e automjetit/ SIGAL UNIQA vijon të udhëheqë tregun në Shqipëri
Ky siguracion është thelbësor për të ofruar siguri dhe mbrojtje financiare kundër dëmeve që makina juaj mund të pësojë nga ngjarje të papritura dhe të paparashikuara, duke përfshirë:
– Dëmtimet aksidentale
– Thyerjen e xhamave
– Zjarr, rrufe, eksplozion
– Katastrofat natyrore
– Vjedhjen
– Dëmtimin në parkim nga një mjet tjetër
– Dëmtimin nga aktet keqdashëse
Llogarit & porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim
BLI KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë dhe përfito FALAS “SIGAL AutoSOS”
Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe Kosova, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…
SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.
Më i fundit është “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, Asistenca Rrugore që ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës.
Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë.
Kushdo që blen pranë SIGAL UNIQA Group Austria siguracionin KASKO me mbulim për jashtë, e përfiton falas shërbimin “SIGAL UNIQA AUTOSOS“.
Çfarë shërbimesh ofron “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
- Qendër Kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Shërbim karroatreci
- Riparim në vend
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodimi në hotel
- Riatdhesim ose vazhdim i udhëtimit drejt destinacionit
PAGESAT E DREJTPËRDREJTA TE KLIENTËT, “PIKA” E FORTË E SIGAL
Çdo klient përfitues, i siguruar në kompaninë në fjalë, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.
Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.
Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.
LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…
Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:
- Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
- Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
- Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
- Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
- Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
- Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.
Nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria
Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]