Siguracionet janë mjeti më efikas në zbutjen e rreziqeve financiare përballë humbjeve të mundshme që mund të na ndodhin.
Qoftë për mbrojtjen e shëndetit, pronës apo automjetit, policat e sigurimit ofrojnë paqe mendore duke transferuar barrën financiare të ngjarjeve të papritura tek siguruesi.
Duke paguar një prim vjetor, të përballueshëm për çdo shtresë të shoqërisë, individët dhe bizneset sigurojnë mbulimet që mund të ndihmojë në kompensimin e dëmit financiar në rast aksidenti, sëmundjeje, fatkeqësish natyrore etj duke mos na cënuar financiarisht.
Por cilat siguracione nuk duhet ti mungojnë askujt?
- Sigurimi Privat i Shëndetit
Sigurimi Privat i Shëndetit ofron shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private më të mira, të cilat ofrojnë shërbim, ekzaminim dhe kurim përmes pajijsjeve të fjalës së fundit të teknologjisë, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.
Përfitimet kryesore të Sigurimit Privat të Shëndetit janë:
- Diagnostikim më të shpejtë
- Trajtim nga mjekë profesorë të fushës
- Zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
- Trajtim mjekësor në klinikat dhe spitalet më të specializuara në të gjithë Europën dhe jo vetëm…
Sigurimi i Pronës
Sigurimi i pronës na mbron kundër humbjeve financiare që lidhen me dëmtimin ose shkatërrimin e shtëpisë, biznesit ose pasurie tjetër.
Çfarë mbulon ky sigurim?
Dëmet e shkaktuara:
- Zjarri
- Rrufeja
- Eksplozioni
- Rënia e objekteve fluturuese nga lart
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia
Sigurimi i Pronës përfshin disa lloje mbulimi:
GODINËN: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;
SENDET PERSONALE: Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private;
Sigurimi i Automjetit
Sigurimi i mjeteve motorike ofron një gamë të gjerë opsionesh mbulimi të përshtatura për të përmbushur nevojat e ndryshme të drejtuesve të automjeteve.
“Kasko” është sigurimi vullnetar i mjetit motorik për dëmet e shkaktuara vetë mjetit nga rreziqet e parashikuara në kontratë dhe të përzgjedhura nga vetë klienti.
“Minikasko” është sigurimi i vetë automjetit në lëvizje, për dëmtimet aksidentale nga përplasja e tij me një automjet tjetër në lëvizje, vërtetuar me raport të policisë.
Kohëzgjatja e sigurimit është 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.
“TPL” është sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike.
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.
“Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar jashtë Shqipërisë. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.
“Polica Kufitare” vlen për automjetet me targa të huaja për të qarkulluar në Shqipëri. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 45 ditore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.
“AUTOSOS” SIGAL UNIQA AutoSOS është shërbimi asistencës rrugore që gjendet pranë jush në rast të pamundësie së mjetit për të lëvizur, qoftë për arsye të defekteve të mjetit apo në rast aksidenti.
Shërbim i dedikuar 24/7 nga një skuadër profesionistësh ofrohet brënda Shqiperisë, në rajon si dhe në të gjitha vëndet e Europës, me këto mbulime:
- Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
- Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
- Shërbim Karroatreci
- Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
- Parkim
- Akomodim në hotel
- Riatdhesim me tren / avion ose taxi
PAVARËSIA DHE MBROJTJA QË OFROJNË SIGURACIONET
Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.
Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar shëndeti, pronën apo automjetin dhe për çdo paraqitet menjëherë atje pa patur nevojë të kërkojë diku borxh, të marrë kredi në bankë apo të interesohet se kush është ministri apo drejtori…
Edhe ne, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë pasi përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri, si në rajon ashtu edhe në Europë e Amerikë sepse kontratat e sigurimit janë të njëjta.
SIGUROHUNI DHE JETOJENI JETËN TË QETË