-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA FOND PENSIONI/ Llogarit pensionin privat online në vetëm 3 hapa

SIGAL UNIQA FOND PENSIONI/ Llogarit pensionin privat online në vetëm 3 hapa

Fondi i Pensionit Privat Vullnetar është një mënyrë alternative kursimi, e përdorur ekskluzivisht për kursime afatgjata për vitet pas largimit përfundimtar nga puna.

Pensioni vullnetar privat duhet menduar si një pension shtesë, i cili merret krahas pensionit shtetëror dhe ka për qëllim kryesor mundësimin e një burimi të rregullt të ardhurash për ruajtjen e standartit të jetesës edhe pas largimit të përhershëm nga puna. Gjithashtu, pas daljes në pension nje burim i rregullt të ardhurash përbën siguri financiare për këdo.

Kontributet në fondin e pensionit të çdo individi apo punëdhënësi, si dhe asetet e transferuara konvertohen në numër kuotash pensioni nga shoqëria administruese. Çdo kuotë pensioni përfaqëson një pjesë përpjesëtimore pronësie në secilën nga asetet e fondit të pensioneve.

Pagesa e pensionit vullnetar mund të merret si një shumë e menjëhershme ose në mënyrë të planifikuar periodike, duke nisur nga momenti kur anëtari plotëson kushtet e parashikuara në ligj (5 vjet para mbushjes së moshës zyrtare të daljes në pension sipas ligjeve ne fuqi).

Shuma e pagesave të pensionit që përfitohen në të ardhmen nuk është e garantuar, por do të varet nga shuma e kontributeve që vendoset të paguhet, norma e kthimit e fituar nga investimet e kontributeve, periudha e investimit si dhe kohëzgjatja dhe frekuenca e pagesave të pensionit në të ardhmen, e cila përcaktohet nga vetë anëtari në fond.

LEXO EDHE: Pensionet private gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

Mjafton të vizitoni faqen zyrtare të kompanisë dhe mund të bëheni pjesë e SIGAL UNIQA Fond Pensioni duke ndjekur vetëm disa hapa të thjeshtë.

Hyni në www.fondisigal.com.al, klikoni në “Format e Pensionit” dhe më pas “Llogarit Pensionin”.

Përmes këtyre hapave të thjeshtë ju mund të nisni investimet tuaja për një të ardhme të sigurt në momentin që do ndalni së punuari.

Pse të investoni në SIGAL UNIQA Fond Pensioni?

Kursimet në Fondin e Pensionit Vullnetar rriten për vite me radhë me një normë të kënaqshme kthimi. Kthimet nga investimi akumulohen në fond dhe riinvestohen sërish.

Investimi në fond rritet edhe gjatë periudhës së pensionit.

Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension.

Mund të përfitoni nga lehtësitë tatimore duke qenë se kontributi në Fondin e pensionit vullnetar është i zbritshëm nga tatimi mbi të ardhurat deri në një kufi të caktuar për punëdhënësin dhe për punëmarrësin.

Fondi ofron mundësi për të kursyer në shuma të vogla çdo muaj, por fuqia akumuluese e bën atë një investim të konsiderueshëm kur vjen mosha e pensionit.

Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete).

Kontributet në fond janë të trashëgueshme dhe të transferueshme.

Fondi ofron larmi planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara.

Investimi ne fond mund të kontrollohet online, në çdo kohë.

Lehtësitë tatimore

Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore ështe vlera më e vogël që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Nëse anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250,000 lekë dhe 25% të te ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

Kontributi i bërë nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohet si shpenzim operativ dhe si i tillë është i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit. Kufiri maksimal për t’u vlerësuar si shpenzim operativ është 250,000 lekë për çdo punëmarrës.

Nëse ju duhen më shumë informacione,

Telefononi në +355 44 511 666

Ose shkruani në: [email protected]

Investimi në kohën e duhur është çelësi për ndërtimin e së ardhmes

LEXO EDHE: “Një mik i cili na ndihmon të ecim së bashku…”/ Gazetari i njohur: Tre arsyet pse zgjodha SIGAL UNIQA Fond Pensioni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat