14.5 C
Tirana
Friday, December 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL PENSION pranë fëmijëve të INNSH në një festë plot gëzim

SIGAL PENSION pranë fëmijëve të INNSH në një festë plot gëzim

CEO i SIGAL Invest, z. Elvis Ponari, së bashku me përfaqësues të tjerë të SIGAL Invest, fondit të pensioneve private SIGAL, morën pjesë sot në aktivitetin festiv të organizuar nga fëmijët e INNSH, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë.

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e SIGAL Invest ndoqën me kënaqësi shfaqjen festive të përgatitur nga nxënësit dhe stafi drejtues i shkollës, duke përcjellë urimet më të përzemërta për një vit të ri të mbarë dhe të gëzuar.

Në shenjë mirënjohjeje dhe mbështetjeje, simbolikisht ata shpërndanë disa dhurata për nxënësit, si një gjest i vogël por me domethënie të madhe për të sjellë buzëqeshje dhe ngrohtësi në prag të Vitit të Ri.

Me këtë prani, Fondi i Pensioneve SIGAL riafirmon angazhimin e tij, të shtrirë në kohë, për përgjegjësi sociale dhe për të qenë pranë komunitetit, veçanërisht fëmijëve, duke mbështetur iniciativa që promovojnë përfshirjen, kujdesin dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat