SIGAL INSURANCE GROUP, si kompania më e madhe dhe më e besuar në rajon, pagoi mbi 43.1 milionë euro dëme, me korrektësi dhe në kohë rekord përsa i takon shpejtësisë së pagesave.
Përveç ofertës më të diversifikuar me pothuajse çdo produkt që ekziston në tregun perëndimor, të ardhurave më të larta, SIGAL dëshmon po ashtu përmes shifrave që është paguesja kryesore e dëmeve të klientëve të tregut të sigurimit, jetë dhe jojetë, në rajonin Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Afërsisht 17.6 milionë euro dëme paguajnë 2 kompanitë e grupit SIGAL, jetë dhe jo jetë, në Republikën e Shqipërisë.
Afërsisht 14.2 milionë euro dëme paguajnë 2 kompanitë e grupit SIGAL, jetë dhe jo jetë, në Maqedoninë e Veriut.
Afërsisht 11.5 milionë euro dëme paguajnë 2 kompanitë e grupit SIGAL, jetë dhe jo jetë, në Republikën e Kosovës.
Përplot 43.1 milionë euro paguan SIGAL Insurance Group në rajonin Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Në kohë rekord dhe me korrektesë maksimale, në përputhje me ligjet dhe kontratat në fuqi, SIGAL mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, edhe si paguesja kryesore e dëmeve të klientëve në këtë treg.
Procesi i kompensimit të dëmeve nuk është thjesht procedurë teknike, por mision social dhe tregues i vullnetit, aftësive dhe madhësisë së kompanive siguruese: falë këtij procesi rikthehen njerëzit në normalitetin financiar të përpara dëmit dhe dëshmohet se sa sigurimi është partner i besueshëm për kohë të vështira.




