14.5 C
Tirana
Thursday, January 2, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

SIGAL e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 11-mujorin, janar-nëntor 2024.

Sipas raportit, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve dhe sigurimet e Jetës 8.00%.

LEXO EDHE: 92% e primeve nga Jo-Jeta/ Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 11-mujorin 2024

Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri?

Në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri operojnë 8 kompani, ndërsa në atë të Jetës 4. Dhe mes 12 kompanive, SIGAL vijon të jetë lidere e tregut, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

SIGURIMET E JO JETËS

 

SIGURIMET E JETËS

Edhe në ndarjen e tregut, sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare, sërish SIGAL rënditet në vendin e parë, si kompania e sigurimeve që ka ditur si të fitojë besimin e klientëve të saj, raporton AMF në publikimin e saj më të fundit.

SIGURIMET E DETYRUESHME – SIGURIMET VULLNETARE 

 

 

KUSH ËSHTË SIGAL?

SIGAL është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania kryeson tregun e sigurimeve prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Portofoli i SIGAL është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj të risigurimeve duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.5 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime dhe vlerësime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

LEXO EDHE: “SEE TOP 100″/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e madhe shqiptare e sigurimeve në Evropën Juglindore

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat