Teksa parashikimet e motit flasin për uljen e fortë të temperaturave, mjekët sjellin në vëmendje se i ftohti mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore ose të përkeqësojë sëmundjet ekzistuese.
Lexo edhe: Temperatura deri në -17 gradë, Ministria e Arsimit mbyll shkollat javën tjetër
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin, ndërsa kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë e kryesisht për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
Disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë:
- Sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ku përfshihet skuqja apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve apo hundës,
- gripi dhe viroza të ndryshme,
- acarim i astmës deri në infeksione të mushkërisë,
- dhimbje koke si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në kokë,
- rritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurët kronikë,
- shtrëngime gjoksi deri në infarkte të zemrës.
Për të parandaluar këto pasoja, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla për qytetarët.